Qumështorja Drena

Drena është një kompani që merret me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij 100% të freskëta dhe natyrale, si:
jogurt, ajran, kumshtë, kos, gjizë, mazë, tëlyen, djathë lope, dhie, deleje & buallice.

Ndër të tjera, jemi prodhuesi i vetëm në Ballkan i Mozzarellës së buallicës.

Në shekullin e 14-të, qumështi i lopës u bë më i popullarizuar sesa ai i deles. Luis Pasteri, një mikrobiolog francez, udhëhoqi testin e parë të pasterizimit në vitin 1862. Pasterit i atribuohen meritat për revolucionarizimin e sigurisë së qumështit dhe, rrjedhimisht, mundësisë për të deponuar dhe shpërndarë qumështin përtej fermës. Që nga viti 2015, edhe kompania Drena është pjesë e kësaj tradite të lashtë njerëzore. Ndonëse relativisht e re në treg, kushtimi për kualitet të veçantë dhe dëshira e madhe për të prodhuar produktin më të mirë për çdo ditë është ajo që na veçon. Me fabrikën e saj në Skenderaj dhe pikën shpërndarëse në Fushë Kosovë, kompania Drena bën grumbullimin e qumështit nga fermerë lokal. Marrëdhëniet e forta me fermerët përbëjnë një gurë-themel të fortë për një kualitet të qëndrueshëm të produkteve të Drenës. Nëpërmjet përkushtimit të punëtorëve tanë, ne i shërbejmë komunitetit. Me produkte origjinale, ne sot ushqejmë familjet kosovare dhe promovojmë lumturi.

Lexo më shumë...
Misioni ynë është të frymëzojmë një shoqëri të shëndoshë duke lidhur njerëzit me ushqim të vërtetë. Ndërsa rritemi së bashku, ta rrisim dhe kënaqësinë e blerësve duke ofruar prodhimet më të freskëta në mënyrën më miqësore, me nder dhe me komunikim të sinqertë.
Ne besojmë që kujdesi për kafshët dhe mirëqenien e tyre është thelbësor për prodhimin e një qumështi me kualitet të lartë. Fabrika e Drenës merr qumështin nga fermerë vendorë, që nuk i mbajnë kafshët e tyre të ndara nga natyra.
Kultivimi i kafshëve në kullosa të zonave të pastra, larg tymit dhe pluhurit të qytetit, dhe lëvizja e tyre nën rrezet e diellit ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e kafshës dhe nivelin e kualitetit të produkteve tona, që tashmë njihet dhe pranohet ndërkombëtarisht.

International Food & Beverage Quality Award

Në nëntor të vitit 2017, Komiteti Zgjedhor për International Food & Beverage Quality Award zgjodhi Drena SHPK për çmimin e vitit. Vendimi i tyre u bazua në informatat e marra nga 7500 ndërmarrës anëtarë të Klubit Global Trade Leaders nga 90 vende të ndryshme. Ky çmim u krijua nga Klubi Global Trade Leaders, me qëllim që t’i dallojë kompanitë e çdo dege industriale, produktet dhe shërbimet e të cilave kanë merituar njohje dhe lavdërim publik përgjatë vitit.  Çmimi në fjalë promovon filozofinë e kualitetit në industrinë e ushqimit dhe të pijes, gjë që u mundëson ndërmarrjeve arritjen e ekselencës në prodhim dhe distribuim.