Qumësht 100% i freskët & natyral së shpejti në tryezat tuaja.

Qumështi dhe ushqimet e qumështit janë ushqime të shëndetshme dhe konsiderohen të pasura me lëndë ushqyese, sepse ato shërbejnë si burime të mira të Kalciumit dhe Vitaminës D, Proteina si dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore. Ato sigurojnë Fosfor, Kalium, Magnez, Vitamina A, Vitamina B12 dhe Riboflavin 1.

Kushtet e shërbimit

Së shpejti do të publikohen.

Politika e privatësisë

Së shpejti do të publikohet.

partnership

Ndërmarrja jonë biznesore përfshin në vete gërshetim aktivitetesh që janë të domosdoshme për përmbylljen e suksesshme të ciklit prodhues. Nisur nga kjo, ne i kemi kushtuar rëndësi të madhe trajtimit të subjekteve bashkëpunuese.

Me qëllim të përcaktimit të saktë të natyrës biznesore, të kapitalit kontribues nga secili partner dhe të drejtave e përgjegjësive të secilës palë, ne kemi bërë marrëveshje partnershipi për furnizim me qumësht me një numër fermash vendore.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Drena u mundëson fermerëve të vazhdojnë traditën e gjatë të prodhimeve bujqësore dhe t’i mbajnë familjet e tyre duke zhvilluar një biznes.

Prej këtyre formave të bashkëpunimit duam të përmendim marrëveshjen e Drenës me bankat komerciale, që u mundëson fermerëve marrjen e kredisë pa kamatë deri në 50 000 €.

Me anë të kësaj kredie, fermerët mirëmbajnë kapacitetet e tyre ekzistuese dhe investojnë në sofistikimin dhe zgjerimin e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në sasinë dhe kualitetin e prodhimit të qumështit.

Ne besojmë se optimalizimi i kushteve jetësore të kafshëve prodhuese përbën një hallkë të pakapërcyeshme në zinxhirin prodhues. Kështu, nëpërmjet partnershipit në fjalë, Drena synon të balancojë mes kultivimit sa më të përshtatshëm të kafshëve prodhuese dhe kapaciteteve prodhuese.

Koncepti i një pune të ndershme dhe pasioni për të nxjerrë produktin më të mirë është ajo që na bën ajo çfarë jemi sot. Partnershipi i fortë me bashkëpunëtorët përbëjnë një bazë të qëndrueshme për arritjen e kësaj ideje. Kësodore ne ia dolëm mbanë të krijojmë brendin nr.1 të produktit ushqimor, duke u pozicionuar kështu si një ndër pjesëmarrësit më me ndikim në tregun vendor të produkteve të qumështit.

sponsorship

Atë që kemi, duam të ndajmë me të tjerët. Të vetëdijshëm për mundësitë e veçanta të komunitetit ku jetojmë, Fabrika Drena anon nga aktivitetet që prodhojnë vlerë të vërtetë. Prandaj, synojmë që të ngrehim kualitetin e jetës së të gjithëve duke investuar në kulturë, në sport dhe në të tjera projekte humanitare. Mbështetjen tonë për realizimin e ëndrrave u ofrojmë atyre që tregojnë potencial për sukses.

Si një popull vullnetmirë që jemi, gjithmonë ia kemi ditur vlerën argëtimit të shëndoshë, sidomos atij të shprehur në formë sportesh që ushqejnë shpirtin garues. Në historinë e vonë, komunitetit tonë asnjëherë nuk i kanë munguar persona që janë dalluar me shkathtësi sportive, ndonëse meritat për vlerat e tyre u janë dedikuar flamujve e shteteve të huaja. Tash që po ndërtojmë një shtet tonin, afirmimi i sportistëve të shquar, përveç që u kontribon vlerave universale njerëzore, i shërben edhe kauzës kombëtare duke promovuar kualitetin e pjesëtarëve të shtetit. Tashmë është e mirënjohur se ndër protagonistët më të dalluar në sportin vendor, që na përfaqësuan me dinjitet dhe korrën suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, janë xhudistët e Toni Kukës nga klubi Ippon i Pejës. Kush prej nesh sot nuk admiron arritjet sportive të Majlinda Kelmendit, të Nora e Akil Gjakovës, e të Distria Krasniqit? Sigurisht se çdonjëri prej nesh gjen krenari në arritjet e këtyre ikonave kombëtare të këtij sporti. Ne ndihemi jashtëzakonisht krenarë në bashkëpunimin me këta sportistë dhe ndiejmë se kemi hise në përmasat e suksesit të tyre. Ne duam të kontribuojmë dhe besojmë në arritjet e ardhshme të këtyre personave, prandaj dhe njohim rëndësinë dhe seriozitetin e këtij sponsorizimi.

Me personazhe shumë të pëlqyera e me të qeshura të pafundme, seriali “Çka ka Shpija” është ndër më të shikuarat në vend. Ideja e titullit të serialit dhe koncepti përmbajtësor është marrë nga aforizma popullore e mirënjohur “Çka ka shpija, kallëzon thmija”, me qëllim që të thumbojë praktikat e deformuara sociale. Kjo seri paraqet jetën e përditshme të një familjeje, ku kryefamiljari është një biznesmen i pasur koprrac, i martuar (me forcë) me një vajzë të bukur me të cilën ka katër fëmijë. Seria bazon humorin në eksploatimin e keqkuptimeve të ngjizura në një konflikt të përhershëm familjar, duke e banalizuar gatishmërinë e pakuptueshme të protagonistëve për të bërë një jetë bashkëshortore të papërshtatshme.

Episodet e këtij seriali priten me padurim nga audienca dhe nuk sjellin tjetër veçse ndjenjat më pozitive. Ne s’kemi si të mos gjejmë kënaqësi në sponsorizimin e një projekti të këtillë, që argëton dhe njëherësh tenton të vetëdijësojë për praninë e veseve shoqërore me një dozë të pranueshme të humorit përqeshës.

Sporti përfshin forma të ndryshme të aktivitetit fizik dhe mendor. Me anë të socializimit të kësaj forme, pjesëmarrësit në sport mësojnë mendësinë e ngadhënjimit, mësojnë si të vlerësojnë humbjen dhe të tjera vlera njerëzore. Të prirë nga ideja e kombinimit të sportit me kulturë dhe me mënyrën e shëndoshë të të jetuarit, synojmë të promovojmë edhe aktivitetet sportive të volejbollisteve të këtij klubi. Volejbolli si sport nuk ka qenë i afirmuar në vendin tonë sikurse, fjala vjen, futbolli, prandaj dhe ndiejmë një përgjegjësi të veçantë që t’i bashkojmë aspiratat me këta klub drejt arritjes së rezultateve më të mira. Sidomos kur kemi parasysh fitimin e kupës së Kosovë për vitin 2019 nga volejbollistet e klubit, çka dëshmon për aftësitë dhe kushtimin e tyre ndaj këtij sporti profesional.

THANK YOU !!!

We have successfully received your message. We will contact you shortly.

Qumështorja Drena

Drena është një kompani që merret me prodhimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij 100% të freskëta dhe natyrale, si:
jogurt, ajran, kumshtë, kos, gjizë, mazë, tëlyen, djathë lope, dhie, deleje & buallice.

Ndër të tjera, jemi prodhuesi i vetëm në Ballkan i Mozzarellës së buallicës.

Në shekullin e 14-të, qumështi i lopës u bë më i popullarizuar sesa ai i deles. Luis Pasteri, një mikrobiolog francez, udhëhoqi testin e parë të pasterizimit në vitin 1862. Pasterit i atribuohen meritat për revolucionarizimin e sigurisë së qumështit dhe, rrjedhimisht, mundësisë për të deponuar dhe shpërndarë qumështin përtej fermës. Që nga viti 2015, edhe kompania Drena është pjesë e kësaj tradite të lashtë njerëzore. Ndonëse relativisht e re në treg, kushtimi për kualitet të veçantë dhe dëshira e madhe për të prodhuar produktin më të mirë për çdo ditë është ajo që na veçon. Me fabrikën e saj në Skenderaj dhe pikën shpërndarëse në Fushë Kosovë, kompania Drena bën grumbullimin e qumështit nga fermerë lokal. Marrëdhëniet e forta me fermerët përbëjnë një gurë-themel të fortë për një kualitet të qëndrueshëm të produkteve të Drenës. Nëpërmjet përkushtimit të punëtorëve tanë, ne i shërbejmë komunitetit. Me produkte origjinale, ne sot ushqejmë familjet kosovare dhe promovojmë lumturi.

Lexo më shumë...
Misioni ynë është të frymëzojmë një shoqëri të shëndoshë duke lidhur njerëzit me ushqim të vërtetë. Ndërsa rritemi së bashku, ta rrisim dhe kënaqësinë e blerësve duke ofruar prodhimet më të freskëta në mënyrën më miqësore, me nder dhe me komunikim të sinqertë.
Ne besojmë që kujdesi për kafshët dhe mirëqenien e tyre është thelbësor për prodhimin e një qumështi me kualitet të lartë. Fabrika e Drenës merr qumështin nga fermerë vendorë, që nuk i mbajnë kafshët e tyre të ndara nga natyra.
Kultivimi i kafshëve në kullosa të zonave të pastra, larg tymit dhe pluhurit të qytetit, dhe lëvizja e tyre nën rrezet e diellit ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e kafshës dhe nivelin e kualitetit të produkteve tona, që tashmë njihet dhe pranohet ndërkombëtarisht.

International Food & Beverage Quality Award

Në nëntor të vitit 2017, Komiteti Zgjedhor për International Food & Beverage Quality Award zgjodhi Drena SHPK për çmimin e vitit. Vendimi i tyre u bazua në informatat e marra nga 7500 ndërmarrës anëtarë të Klubit Global Trade Leaders nga 90 vende të ndryshme. Ky çmim u krijua nga Klubi Global Trade Leaders, me qëllim që t’i dallojë kompanitë e çdo dege industriale, produktet dhe shërbimet e të cilave kanë merituar njohje dhe lavdërim publik përgjatë vitit.  Çmimi në fjalë promovon filozofinë e kualitetit në industrinë e ushqimit dhe të pijes, gjë që u mundëson ndërmarrjeve arritjen e ekselencës në prodhim dhe distribuim.