Ngjarjet

Krasniqi në Skenderaj viziton qumështoren

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, me ç‘rast është takuar me nënkryetarin e Komunën e Skenderajt, Fadil Nura, debatoi me qytetarë të kësaj komune si dhe ka vizituar fabrikën e qumështit ‘Drena’, e cila është hapur edhe me mbështetjen e ministrisë.

Ne takim me nënkryetarin Nura është biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programin mbështetës të ministrisë për vitin e ardhshëm, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë kultura bujqësore.

Po ashtu, ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e komunës së Skenderajt në bujqësi, që ka sjellë rezultate. Ai kërkoi që komunat edhe më shumë t’i japin prioritet këtij sektori, pasi ofron mundësitë më të mëdha për zhvillim dhe punësim. Ministri Krasniqi tha se fermerët e komunës së Skenderajt janë mbështetur në vazhdimësi nga ministria dhe kanë arritur që të krijojnë ferma dhe biznese të suksesshme që kanë gjeneruar vende të reja të punës.

Në anën tjetër, nënkryetari Fadil Nura, falënderoi ministrin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen që ministria i ka dhënë fermerëve të Skenderajt. Ai tha se edhe komuna do të ofrojë mbështetjen që sfidat që kanë fermerët e kësaj zone të tejkalohen me mbështetje të ministrisë dhe komunës, por edhe partnerëve tjerë.

Më pas, me organizim të deputetes Ganimete Musliu, ministri Krasniqi ka takuar fermerë të kësaj komune, si dhe të rininë e qytetit.

Ai i njoftoi ata më hollësisht për mbështetjen e MBPZHR-së për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, e që sipas tij nga kjo mbështetje po përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane. Me këtë rast, ministri Krasniqi, theksoi se programi i vitit të ardhshëm, do të ofrojë mundësi edhe më të mëdha për gjithë fermerët anë e mbanë vendit. E në këtë mbështetje, ministri tha se do të përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane, të cilët sipas tij janë të njohur me sukseset e tyre në sektorin e mishit dhe atë të dredhëzës.
Ministri shtoi se është inkurajuese që shumë të rinj po merren me bujqësi dhe kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm. Në këtë kontekst, ai ftoi të rinjtë e këtij qyteti që të merren me bujqësi dhe të shfrytëzojnë masat mbështetëse.

Fermerët dhe të rinjtë kanë bashkëbiseduar me ministrin për shumë tema rreth bujqësisë dhe mundësive për punësim në këtë sektor. Ai i ftoi ata që në vazhdimësi të shtrojnë para institucioneve idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që ato të adresohen në politikat mbështetëse.

Po ashtu, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka vizituar edhe qumështoren “Drena”, në Skenderaj, me ç’rast është njoftuar më për së afërmi me punën e këtij agrobiznesi, i cili është mbështetur edhe nga grantet e ministrisë. Ndër tjerash, ai theksoi se edhe gjatë vitit të ardhshëm qumështoret do të mbështeten përmes granteve, të cilat sipas tij po ndikojnë në zgjerimin e këtyre veprimtarive, në rritjen e prodhimeve të qumështit në mbarë vendin dhe me e rëndësishmja hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas kësaj, përmes investimeve të ministrisë, ai tha se qumështoret po arrijnë të sjellin në tregun vendor produkte më cilësi dhe standarde evropiane.

Qumështorja Drena hap Fllanikun

Dëshirojmë që edhe sot të u japim një lajm të shkëlqyer konsumatorëve të produkteve të freskëta dhe natyrale. Nga dita e Martë, Qumështorja Drena hap Fllanikun e saj në Prishtinë, tek qendra tregëtare, në Bregun e Diellit. Aty do të mund të gjeni produktet më të freskëta të qumështit dhe mishit. Përveç këtyre, në Fllanikun Drena do të mund të gjeni produkte delikatese sikur Tlynin e Bollicës dhe disa befasira të tjera. Mos harroni! Ne jemi të vetmit prodhues ne BALLKAN të djathit dhe produkteve tjera nga qumështi i Bollicës.

Produktat tona tani edhe ne Conad

RISI! Edhe një lajm fantastik për adhuruesit e produkteve të qumështit! Nga nesër produktet e Qumështores Drena, mund t'i gjeni në çdo pikë shitëse të marketit "Conad" në të gjithë Kosovën. Produktet Drena po u afrohen çdo ditë e më afër, së bashku me kualitetin! Mos harroni, Qumështorja Drena është i vetmi prodhues i djathit të Bollicës në Kosovë. Me të mira, Qumështorja Drena

Produktat tona tani edhe ne VIVA Fresh

Lajm i mirë për të gjithë! Nga sot produktet tona mund t'i gjeni në pikat e Viva Fresh! Mos harroni të na tregoni për produktin e juaj të preferuar, dhe cila shije i'u pëlqen më së shumti. Ju bëftë mirë, Qumështorja Drena

Produktat tona tani edhe ne ETC

Produktet e Qumështores Drena mund t'i gjeni në të gjitha dyqanet kryesore. Ejani në ETC, në Zonën Industriale, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë ku mund të shijoni produktet e qumështores sonë. Mos harroni Qumështorja Drena është i vetmi prodhues i djathit të Bollices